string(67) "detaje-nga-atentati-ne-durres-36-vjecari-plagoset-prane-nje-shkolle"

Shqiperi

Gazeta Express

30/05/2025 21:38

Detaje nga atentati në Durrës, 36-vjeçari plagoset pranë një shkolle

Shqiperi

Gazeta Express

30/05/2025 21:38

Mbrëmjen e sotme në zonën e Fllakës, Durrës, një person 36-vjeçar me emrin Arber Gorgea u qëllua me armë zjarri dhe mbeti i plagosur.

Policia njofton se ngjarja ndodhi në kufirin mes Shënavlashit dhe Fllakës, pranë një shkolle. Sulmuesit qëlluan nga një makinë tip “Ford” në lëvizje, duke goditur Gorgean në krahun e majtë me pistoletë.

Pavarësisht plagës, i dëmtuari arriti të mbërrijë vetë në Komisariatin e Policisë për ndihmë, dhe më pas u dërgua në spitalin rajonal të Durrësit, ku ndodhet aktualisht në operacion.

Arber Gorgea është plagosur edhe në një atentat të mëparshëm para dy vitesh, çka shton dyshimet për një konflikt të vazhdueshëm.

Forca të shumta policore janë në vendngjarje dhe në ambientet e spitalit, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve vijojnë.