Detaje nga aksioni i Policisë në rajonin e Pejës, dyshime për trafikim armësh - Gazeta Express
string(76) "detaje-nga-aksioni-i-policise-ne-rajonin-e-pejes-dyshime-per-trafikim-armesh"

Detaje nga aksioni i Policisë në rajonin e Pejës, dyshime për trafikim armësh

Gazeta Express

29/09/2020 9:23

Policia e Kosovës në orët e mëngjesit ka nisur një aksion në rajonin e Pejës bashkë me Drejtorinë për hetimin e krimit të organizuar.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës për Gazetën Express, me ç’rast ka njoftuar se operacioni lidhet me dyshimet për trafikim armësh.

Lexo Edhe:

“Ju informojmë se sot me datë 29.09.2020, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, e asistuar nga njësitë relevante të PK-së, ka filluar me një operacion policorë në Rajonin e Pejës, lidhur me veprën penale, “Trafikimi me Armë””, thuhet në përgjigjen e policisë.