Detaje/ Efektivi Xhulio Prela mori mikun nga Rinasi dhe u nis për në Shkodër - Gazeta Express
string(75) "detaje-efektivi-xhulio-prela-mori-mikun-nga-rinasi-dhe-u-nis-per-ne-shkoder"

Shqiperi

Gazeta Express

05/12/2020 13:18

Detaje/ Efektivi Xhulio Prela mori mikun nga Rinasi dhe u nis për në Shkodër

Shqiperi

Gazeta Express

05/12/2020 13:18

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e efektivit Xhulio Prela, mëngjesin e ditës së sotme në afërsi të fshatit Gajush në Lezhë.

Mësohet se i riu ishte nisur pak pas mesnate nga shtëpia e tij për në Rinas ku do të priste një mikun e tij, i cili zbriste nga avioni.

Dyshohet se Xhulio Prela, pas marrjes së mikut të tij është nisur për në Shkodër pas mesnate. Të afërmit shprehen se nuk kanë asnjë dyshim tek miku i Prelës, të cilin ai e mori nga aeroporti i Rinasit duke hedhur dyshimet se gjithçka mund t’i ketë ndodhur për shkak të punës si polic.

Efektivi 26- vjeçar u gjet i vrarë në makinën e tij tip “Volkswagen” rreth orës 03:00 të ditës së sotme dhe dyshohet se është qëlluar me pistoletë, ku njërin prej plumbave e ka marrë në zemër duke i shkaktuar kështu vdekjen.

Ngjarja

Vrasja ndodhi në afërsi të fshatit Gajush në orën 03:00 të mëngjesit teksa dyshohet se Xhulio Prela është qëlluar nga afër me tre plumba, ndërsa njëri prej tyre ka qenë në zemër duke i shkaktuar vdekjen.

Ai ishte duke udhëtuar nga Tirana për në Shkodër, ku për arsye ende të paqarta ka ndaluar makinën disa metra larg vendit ku u gjet i vdekur.

Pasi u qëllua, makina tip “Volkswagen” ka ecur në gjendje të lirë për disa qindra metra duke përfunduar në anë të rrugës. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement