Desku: Shumë anëtarë të LDK’së janë vrarë nga shqiptarët - Gazeta Express
string(54) "desku-shume-anetare-te-ldkse-jane-vrare-nga-shqiptaret"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 22:04

Desku: Shumë anëtarë të LDK’së janë vrarë nga shqiptarët

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 22:04

Themeluesi i LDK’së në Malishevë, Cen Desku thotë se shqiptarët janë ata që kanë vrarë anëtarët e LDK’së.

I pyetur pse mendon se ishte ai synim për arrestim dhe eleminim ai përgjigjet:

Lexo Edhe:

 “Pse anëtarë tjerë pak janë vrarë a? Të Lidhjes Demokratike janë të vrarë shumë”, tha Desku.

“Nga kush”? u pyet ai.

‘Nga shqiptarët”, u përgjigj Desku.

“Domethënë i dini vrasësit e tyre”, pyetet sërish ai në RTV Dukagjini.

“Nuk i di unë vrasësit. Kush janë vrasësit Gjykata i zbulon e jo unë e ti”, theksoi Desku.

“Në Klinë kur është vrarë Ismet Rraci s’ka pasur asnjë serb. Ndoshta agjencionet ruse e serbe kanë funksionuar, edhe tash i kemi”, theksoi Desku.