Desku dhe Budima garuan sot në Lojërat Mesdhetare “Heraklion 2023” - Gazeta Express
string(64) "desku-dhe-budima-garuan-sot-ne-lojerat-mesdhetare-heraklion-2023"

Desku dhe Budima garuan sot në Lojërat Mesdhetare “Heraklion 2023”

Sport

Gazeta Express

15/09/2023 13:21

Garuesit e notit, Sidrit Desku dhe Arion Budima, kanë garuar sot në Lojërat Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023, disiplina e ujërave të hapura 5 kilometra.

Në një konkurrencë tejet të fortë, Desku u rendit në vendin e dhjetë me kohë 1 orë e 4:10.6 sekonda, ndërsa Budima i 11-ti me kohë 1:05:28.0.

Lexo Edhe:

Për notarët tanë, që janë në moshë të re, Arioni 15 vjeç dhe Sidriti 18, gara e sotme e zhvilluar në det është një përvojë e mirë për garat e ardhshme ndërkombëtare.

Notarët ishin të fundit nga ekipi ynë që u paraqit në LMR Heraklion 2023. /Gazeta Express/