Dështon zgjedhja e komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi - Gazeta Express
string(71) "deshton-zgjedhja-e-komisionerit-te-agjencise-per-informim-dhe-privatesi"

Dështon zgjedhja e komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Gazeta Express

14/08/2020 22:34

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedh edhe komisionerin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, pasi që asnjëri nga tre kandidatët e propozuar nuk kanë arritur të marrin votat e duhura.

Bujar Sadiku, Krenare Sogojeva-Dermaku dhe Muharrem Mustafa ishin tre kandidatët për këtë post.

Lexo Edhe:

Me këtë rast kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se konkursi për këtë pozitë duhet të përsëritet.

Me kaq Kuvendi përfundon sesionin veror./kp