Liverpool nuk arriti ta përmbyllë transferimin e mbrojtësit të Crystal Palace, Marc Guehi, në ditën e fundit të merkatos.
Fillimisht ishte raportuar se klubet kishin arritur një marrëveshje pas kompromisit për çmimin, i cili do të ishte të paktën 35 milionë paund.
25-vjeçari madje kishte marrë leje për të kryer procedurat e fundit të transferimit, përfshirë vizitat mjekësore në Londër, përpara se të nënshkruante një kontratë afatgjatë me kampionët e Premierligës.
Megjithatë, “BBC Sport” raporton se marrëveshja është anuluar. Arsyeja kryesore lidhet me faktin që Palace nuk pranoi të jepte dritën jeshile për shitjen, pasi kishte vështirësi për të gjetur zëvendësues. Objektivi kryesor, Igor Julio, zgjodhi të transferohej te West Ham.
Edhe pse Palace firmosi me mbrojtësin e Toulouse, Jaydee Canvot, në ditën e fundit të merkatos, klubi kërkonte dy zëvendësues përpara se të lejonte largimin e Guehit./GazetaExpress/