Dështon sërish seanca konstituive, komisioni për votim të fshehtë i merr 45 vota - Gazeta Express
string(79) "deshton-serish-seanca-konstituive-komisioni-per-votim-te-fshehte-i-merr-45-vota"

Lajme

Gazeta Express

15/06/2025 11:28

Dështon sërish seanca konstituive, komisioni për votim të fshehtë i merr 45 vota

Lajme

Gazeta Express

15/06/2025 11:28

Ka dështuar për të 32’tën herë seanca për konstituimin e përbërjes paralamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryesuesi i seancës Avni Dehari tha se në sallë janë 75 deputetë.

Ai i ftoi PDK, LDK, AAK-Nisma dhe Listën Serbe për të propozuar anëtarë për Komisionin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit në votim të fshehtë. Këto parti edhe kësaj here nuk propozuan anëtarë.

Më pas Dehari e hodhi në votim komisionin, i cili nuk mori numrat e nevojshëm.

Pro votuan 45, një ishte kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim.

Seanca tjetër do të mbahet më 17 qershor nga ora 10:00. /GazetaExpress/