Dështon për të 48-ën herë konstituimi i Kuvendit - Gazeta Express
string(48) "deshton-per-te-48-en-here-konstituimi-i-kuvendit"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 11:29

Dështon për të 48-ën herë konstituimi i Kuvendit

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 11:29

Ka dështuar edhe për të 48-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sërish hodhi në votim Komisionin për votim të fshehtë, që s’po gjen përkrahje nga asnjëra parti pos Vetëvendosjes.

 Në sallë të pranishëm ishin 100 deputetë, prej të cilëve 51 votuan për, asnjë kundër, asnjë abstenim.

Edhe këtë herë deputetët e partive tjera shfrytëzuan foltoren për pak për të kundërshtuar këtë mënyrë votimi para se t’u ndalej mikrofoni nga kryesuesi.

Po ashtu, edhe para Kuvendit pati aksione simbolike kundër bllokadës institucionale.

Gjykata Kushtetuese u ka dhënë afat deputetëve deri më 26 korrik që të konstituojnë Kuvendin, por pa dhënë sqarime se çfarë do të ndodhë nëse kjo s’ndodh. /Express/