string(90) "edhe-ne-seancen-e-13-vv-deshton-ta-ndryshoje-menyren-e-votimit-deputetet-mblidhen-pasneser"

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 10:31

Edhe në seancën e 13 VV dështon ta ndryshojë mënyrën e votimit, deputetët mblidhen pasnesër    

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 10:31

Ka dështuar për të 13-ën herë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Pasi u mblodhën 113 deputetët, kryesuesi i seancës, Avni Dehari mori fjalën.

Edhe në seancën e sotme, sikurse dy seancat e kaluara, Dehari ka propozuar për votim të fshehtë.

Partitë tjera kanë insistuar në qëndrimet e tyre që nuk e përkrahin votimin e fshehtë, pasi është në kundërshtim me rregulloren.

Kryesuesi Dehari ka kërkuar nga partitë të propozojnë kandidatët për anëtarë të komisionit votues për votim të fshehtë.

PDK-ja dhe LDK-ja edhe këtë herë nuk e kanë propozuar asnjë emër, as AAK-ja. Edhe Lista Srpska s’ka propozuar pasi më parë ka thënë se kjo është kundër rregullores.

56 vota ishin për, një kundër e asnjë abstenim.

Seanca konstituive vazhdon të dielën me fillim nga ora 10:00.