Dështon mocioni i LDK-së, Kuvendi nuk e shkarkon bordin e ZRRE-së - Gazeta Express
string(64) "deshton-mocioni-i-ldk-se-kuvendi-nuk-e-shkarkon-bordin-e-zrre-se"

Dështon mocioni i LDK-së, Kuvendi nuk e shkarkon bordin e ZRRE-së

Lajme

Gazeta Express

06/07/2022 14:42

Në Kuvend ka dështuar të miratohet mocioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës për shkarkimin e bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, raporton Gazeta Express.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca njoftoi se 22 deputetë votuan për shkarkimin, 53 ishin kundër dhe asnjë nuk abstenoi.

Lexo Edhe:

Paraprakisht pati pak debat. Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se bordi i ZRRE-së nuk ka vepruar siç duhet në procesin e shtrenjtimit të rrymës.

“Qytetarët e vendit janë duke e paguar këtë papërgjegjësi”, tha ai, duke kërkuar shkarkimin dhe emërimin e “një bordi të pavarur nga ndikimet politike”.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, tha se ky bord “do të duhej të shkarkohej moti”. Për shkeljet ligjore që tha se i ka bërë ky bord, ai tha se anëtarët “do të duhej moralisht të tërhiqeshin vetë”.

Mocionin e mbështeti edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kundër shkarkimit të bordit të ZRRE-së ishte Lëvizja Vetëvendosje. Kryetarja e grupit më të madh parlamentar, Mimoza Kusari e quajti të paarsyeshëm mocionin e LDK-së.

“Përveçse nuk e ka pasë arsyetimin e bindshëm, ka shpërputhje dhe mangësi të plotë me dispozitat ligjore”, tha ajo.