Dështon edhe përpjekja e 37-të për konstituimin e Kuvendit - Gazeta Express
string(58) "deshton-edhe-perpjekja-e-37-te-per-konstituimin-e-kuvendit"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 11:19

Dështon edhe përpjekja e 37-të për konstituimin e Kuvendit

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 11:19

Ka dështuar edhe përpjekja e 37-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në sallë ishin 98 deputetë të pranishëm.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, hodhi sërish në votim Komisionin zgjedhor për votim të fshehtë, por s’pati kuorum.

Nga 98 deputetë sa ishin të pranishëm 52 ishin për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Seanca u ndërpre për të vazhduar pas 48 orësh.