string(80) "deshton-edhe-perpjekja-e-21-te-per-konstituimin-e-kuvendit-vv-i-pati-vec-53-vota"

Lajme

Gazeta Express

25/05/2025 11:27

Dështon edhe përpjekja e 21-të për konstituimin e Kuvendit, VV i pati veç 53 vota

Lajme

Gazeta Express

25/05/2025 11:27

90 deputetë të pranishëm kanë qenë në sallë në vazhdimin e seancës së sotme.

Kryesuesi i seancës së Kuvendit, Avni Dehari, sërish hodhi në votim komisionin për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës, i cili dështoi të marrë votat.

Nga 90 deputetët e pranishëm, 53 vota ishin për, një kundër dhe asnjë abstenim.

Dehari ndërpreu seancën dhe njoftoi se e radhës vazhdon më 27 maj./Express/