Dështon edhe hera e 44-të për konstituim të Kuvendit - Gazeta Express
string(52) "deshton-edhe-hera-e-44-te-per-konstituim-te-kuvendit"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 11:29

Dështon edhe hera e 44-të për konstituim të Kuvendit

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 11:29

Ka dështuar edhe përpjekja e 44-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës që doli nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sërish nxori në votim Komisionin për votim të fshehtë, por partitë që ishin në opozitë legjislaturën e kaluar nuk propozuan anëtarë për këtë komision.

Deputetë nga këto parti dolën në foltore me kërkesën që të kthehet në votim të hapur.

Nga 101 deputetë ishin të pranishëm në sallë, 55 ishin pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Dështimi radhës ndodhi përkundër që Gjykata Kushtetuese mori vendim për këtë bllokadë dhe dha afat prej 30 ditëve për t’u konstituuar.