Në kuadër të pazarit politik në mes të PDK-së, AAK-së e Nismës për ndarje të përgjegjësive në ekzekutiv në 2017-ën, hisja për qeverisjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, i kishte rënë bashkëpartiakut të Fatmir Limajt, Shyqiri Bytyqi
Megjithatë, duket që problemet të cilat i kishte gjetur Bytyqi në sistemin arsimor në Kosovë nuk kanë qenë prioritet për të.
Zyrtari i Nismës në vend të përmirësimit të gjendjes së rënduar të arsimit në vend dhe performancës në PISA, më prioritare e kishte parë rregullimin e dukjes së tij fizike, duke kryer kështu një intervenim estetik në hundë.
Megjithatë, as ky ndryshim estetik nuk ka ndikuar në performancë pozitive të ministrit Bytyqi.
Në raportin e publikuar sot nga PISA, Kosova është po aq në gjendje të keqe siç e kishte lënë paraardhësi i Bytyqit, Arsim Bajrami.
Në gjithsej, 78 shtete sa kanë marrë pjesë në vlerësim, më keq se Kosova janë vetëm Republika Dominikane dhe Filipinet.
Përveç rezultateve skandaloze në PISA, gjatë qeverisjes së Shyqyri Bytyqit, Agjencia e Kosovës për Akreditim është përjashtuar edhe nga dy organizata ndërkombëtare të cilësisë, EQAR dhe ENQA.
Përjashtimi nga EQAR (Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë) kishte ardhur në muajin shkurt të vitit 2018, ndërkohë ekspertët e arsimit konstatonin se një gjë e tillë do të ndikonte në rritjen e shkallës së refuzimit të diplomave të Kosovës në shtete të ndryshme.
Sikur të mos mjaftonte kjo, vetëm pas 8 muajve, Agjencia e Akreditimit të Kosovës është përjashtuar edhe nga ENQA (Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë).
ENQA, në një letër që u ishte drejtuar krerëve të AKA-s, kishte konstatuar se Agjencia Kosovare e Akreditimit nuk i përmbush rregullat evropiane për të qenë pjesë e Asociacionit.
Tutje, ajo kishte përmendur mungesën e resurseve njerëzore dhe financiare për të realizuar aktivitetet e AKA-s.
Këto përjashtime radhazi të Kosovës nga EQAR dhe ENQA kishin ardhur si pasojë edhe e ndërhyrjes direkte të politikës në emërimin dhe shkarkimin e bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. /GazetaExpress/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...