Dështimi i reformës zgjedhore, si u fajësuan mes tyre opozita e maxhoranca - Gazeta Express
string(73) "deshtimi-i-reformes-zgjedhore-si-u-fajesuan-mes-tyre-opozita-e-maxhoranca"

Gazeta Express

01/06/2020 8:12

Dështimi i reformës zgjedhore, si u fajësuan mes tyre opozita e maxhoranca

Gazeta Express

01/06/2020 8:12

Mbi katër orë takim dhe një ndërhyrje e fortë e ambasadës së SHBA-ve, nuk qenë të mjaftueshme që maxhoranca dhe opozita të arrinin në një dakordësi për reformën zgjedhore.

Ky është bilanci i mbrëmjes së djeshme në mbledhjen e këshillit politik, teksa si opozita e ashtu dhe maxhoranca, ia kanë hedhur fajin njëri-tjetrit për mosarritjen e akordit.

Lexo Edhe:

Fillimisht kanë folur përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili, të cilët janë shprehur se maxhoranca nuk ka dashur të heqë dorë nga privilegjet e saj, konkretisht nga depolitizimi i administratës zgjedhore. Sipas opozitës, PS nuk heq dorë nga kontrolli i KQZ-së dhe administratës zgjedhore.

Bylykbashi: Opozita nuk heq dorë nga garancitë për votën e qytetarëve shqiptarëve dhe për një proces që krijon besim për të gjithë aktorët politik. Jemi të gatshëm të gjemë konsensus dhe presim nga PS që të jetë gati për konsensus. Të gjithë përpjekjet e qeverisë, e PS që të mbajë privilegjet të mos heqë dorë nga kontrolli i KQZ, vula në Gjykatën, tregojnë rëndësinë e propozimi ynë ka. Ne kemi diskutuar, falenderoj kontributin e partnerëve ndërkombëtarë në përpjepje për të gjetur kompromis, PS nuk hoqën dorë nga privilegjet mbi procesin zgjedhor. Ne jemi të gatshëm që të gjejmë zgjidhje me kompromis. Le t’i japim kohë PS pse nuk mund të jetë Kolegji Zgjedhor për të përmbyllur tabelën e rezultateve, se pse KQZ nuk mund të jetë ai institucion i turpshëm, jemi para një model të ri, por nuk mund të jetë ai pronë e PS. Komisionet e PS nuk mund të jenë si të pavarur, dhe kjo lidhet bashkë edhe me garantimin 100% biometrik. Kur të kemi kompromis mbi këto çështje, ne mund të punojmë për Reformën. Biometrika është e lidhur me administratën, por këto janë të lidhur edhe që nuk mund të jenë nën kontrollin e KQZ apo të gjykatave. Këto shtylla të rëndësishme janë të lidhura.

Por ndryshe flet përfaqësuesi i socialistëve Damian Gjiknuri, i cili la të nënkuptohej se palët ishin fare pranë marrëveshjes, derisa opozita nxorri të tjera pika në tryezë. Gjiknuri shtoi më tutje se opozitës i është pranuar kërkesa e saj për identifikim biometrik të zgjedhësve në 100% të territorit, porse opozita në afërsi të një dakordësimi të mundshëm, ka ‘çeduar’.

Gjiknuri:  Sot kemi një kuadër gati të përfunduar të rekomandimeve të ODIHR si dhe të opozitës, por nuk mundet që pasi biem dakord dhe pasi reflektojmë edhe një pjesë të kërkesave që quheshin parakusht i opozitës, të fillohet dhe të çedohet duke hequr dorë dhe duke dalë me kërkesa të reja. Unë nesër do të filloj të informoj kuvendin. Dyert dhe dritaret e komunikimit janë të hapura për të mbyllur edhe ato pak gjëra që kanë mbetur.

Jemi të hapur për çdo lloj takimi. Ne do të vijojmë punën pasi Shqipëria ka nevojë për një kod zgjedhor. Megjithatë e kam thënë, parlamenti është legjitim, i ka votat dhe pritja s’mund të vazhdojë pa fund. Pjesa më e madhe e shqetësimeve të opozitës është reflektuar. Se opozita ka një problemmme vettingun, nuk do ta njohë… e ka njohur kushtetuta. Nga njëra anë vettingu pranohet, nga ana tjetër, tek zgjedhjet jo. Të gjithë kërkesat e tjera, rekomandimet e ODIHR, depolitizimin e adminstratës, me kërkesat e opozitës atje, që kërkon njeri politik për ta ndjekur procesin nga afër, kjo është pranuar. Angazhimi është i plotë, shumë shpejt do të bëj publike, të gjitha pikat që ne kemi reflektuar kërkesat e tyre.

-Identifikimi biometrik, keni lëshuar pe apo jo?

Gjiknuri: Pyeteni zotin bylykbashi, nëse është realizuar 100% identifikimi biometrik, janë dakord, kanë më pretendime?

Në lidhje me ndërhyrjen e përfaqësuesit të ambasadës së SHBA-ve, palët janë rezervuar të japin komente se çfarë roli kryen ata në diskutimet e mbrëmjes së djeshme. Palët nga ana tjetër, janë shprehur të gatshëm që të vijojnë me diskutimet derisa të arrihet një konsensus. I vetmi ndryshim në këtë pikë ishte deklarimi i Damian Gjiknurit, i cili tha se do t’i bënte publike të gjitha pikat që maxhoranca ia ka plotësuar opozitës.

Ndërkohë, anëtarja e Këshillit, Rudina Hajdari, hodhi akuza në drejtim të palëve, duke thënë se dështuan për një arsye shumë të thjeshtë. Interesi i tyre nuk janë votuesit, por çështjet dhe interesat fare të ngushta të partive politike që përfaqësojnë.

Hajdari: Falenderoj ambasadën amerikane që u ngujua këtu për t’i dhënë zgjidhje reformës, por edhe kësaj here partitë politike dështuan. Pse mendoni ju se vjen ambasada amerikane, për të negociuar? Vetëm se duan interesin e shqiptarëve dhe këta sot (partitë politike) ia mbyllën derën shqiptarëve. Këta e vunë një datë, por në momentin e fundit u tërhoqën. Koha do t’i tregojë të gjitha.

Në fund fare bëmë një bisedë të përbashkët dhe ata ranë dakord që të mos bien dakord. I thanë SHBA-ve gjithë ditën që do të bien dakord. Edhe dje ambasada e SHBA dhe BE ishin këtu. Se ku e kanë hallin kjo dihet, hallin ata e kanë jo tek qytetarët shqiptarë. Këta nuk duan t’ja dinë për shqiptarët. Ne do të vazhdojmë, duhet ndryshimi i sistemit zgjedhor. Këta nuk duan t’ja dinë nëse ne nuk hapim listat e ndryshojmë sistemin, këtu do të jemi.

Tani, loja është e hapur akoma dhe nuk kemi ndryshim sistemi, por kemi një investim tjetër që ne do të vazhdojmë e do të rifutemi në lojë. Sot pamë që ata nuk kanë as marrëveshje mes tyre, sepse nuk duan ndërhyrjen e mbështetjen e ambasadës amerikane.