‘Dëshmitarët e Jehovait’ në Tiranë: Familja Jozefi asnjë lidhje me ne, nuk predikojmë vetëvrasjen - Gazeta Express
string(93) "deshmitaret-e-jehovait-ne-tirane-familja-jozefi-asnje-lidhje-me-ne-nuk-predikojme-vetevrasjen"

Gazeta Express

03/07/2020 12:05

‘Dëshmitarët e Jehovait’ në Tiranë: Familja Jozefi asnjë lidhje me ne, nuk predikojmë vetëvrasjen

Gazeta Express

03/07/2020 12:05

Kanë reaguar për herë të parë në lidhje me historinë tronditëse të familjes Josifi, Dëshmitarët e Jehovait në Tiranë.

Përmes një deklarate, zëdhënësi i ‘Dëshmitarëve të Jehovait’ Arben Lubonja, ka deklaruar se Zhaneta Josifi dhe dy vajzat nuk kanë qenë pjesë e fesë së tyre.

Lexo Edhe:

Pjesëtarët e familjes Josifi jo vetëm që nuk kanë qenë pjesëtarë të organizatës sonë, por as nuk janë shoqëruar ndonjëherë me Dëshmitarët e Jehovait”-thuhet në reagim.

Më tutje në reagim vihet në dukje se ‘Dëshmitarët e Jehovait’ e çmojnë jetën si gjënë më të shtrenjtë dhe se vetëvrasja nuk përputhet në asnjë mënyrë me besimin e tyre.

“Jemi shumë të tronditur nga lajmi i bërë publik dje në media shqiptare për humbjen e jetës në familjen Josifi. Lajmi na hidhëron dhe u shprehim ngushëllimet tona familjarëve që kanë humbur njerëzit e tyre të afërm. Pjesëtarët e familjes Josifi jo vetëm që nuk kanë qenë pjesëtarë të organizatës sonë, por as nuk janë shoqëruar ndonjëherë me Dëshmitarët e Jehovait. Dëshmitarët e Jehovait kanë pikëpamjen e zotit për jetën dhe e çmojnë atë si gjënë më të shtrenjtë. vetëvrasja me pretendimin për të shkuar në një jetë më të mirë nuk përputhet me asnjë mënyrë me besimin e Dëshmitarëve të Jehovait”, ​​​​​​​thuhet në deklaratë.