Dëshmia tronditëse e vajzës 10-vjeçare: Lajmërova gjyshin. Nëna ishte e mbuluar në gjak, babi kishte ikur - Gazeta Express
string(102) "deshmia-tronditese-e-vajzes-10-vjecare-lajmerova-gjyshin-nena-ishte-e-mbuluar-ne-gjak-babi-kishte-ikur"

Dëshmia tronditëse e vajzës 10-vjeçare: Lajmërova gjyshin. Nëna ishte e mbuluar në gjak, babi kishte ikur

Gazeta Express

06/02/2020 11:28

Tronditëse ka qenë dëshmia e vajzës vetëm 10-vjeçare e Lulëzim Cukut dhe Manjola Cukut, gruaja që u vra nga dora e bashkëshortit të saj ditën e shtunë në mbrëmje.

E mitura ka treguar se mes prindërve të saj kishte shpesh grindje dhe dhunë, ndaj edhe kishte qenë së bashku me të ëmën e ndjerë në polici ku kishte bërë edhe kallëzim për dhunë në familje, prej ku ishte pajisur me urdhër mbrojtje.

Lexo Edhe:

Natën e krimit të rëndë, 3 fëmijët e çiftit ishin në gjumë, por janë zgjuar nga të bërtiturat e të ëmës, të cilën më pas e kanë gjetur të pajetë në tualet të mbuluar nga gjaku.

“Babai e dhunonte vazhdimisht nenen. Bashke me nenen u detyruam te shkonim ne policie, berem denoncim per babain. Gjykata dha urdher mbrojtje per nenen. Ata dite te ngjarjes, babai e dhunoi serish dhe ofendoi mamin. Me pas neve fjetem gjume, pas rreth nje ore degjova te bertitura dhe u zgjova. Pash qe nena ishte ne banje e vrare me thike, banja ishte e mbyllur. Une lajmetova gjyshin, i thash te merte ne telefon policine dhe ambulancen. Nga zhurmat u zgjua motra dhe vellai dhe hapem deren dhe pame nenen te mbuluar nga gjaku. Babai kishte ikur. Me pas erdhi policia.