Dëshmia e Rubin, Jakaj: Krahu i djathtë i Albright, sot për të mbrojtur të vërtetën - Gazeta Express
string(80) "deshmia-e-rubin-jakaj-krahu-i-djathte-i-albright-sot-per-te-mbrojtur-te-verteten"

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 10:18

Dëshmia e Rubin, Jakaj: Krahu i djathtë i Albright, sot për të mbrojtur të vërtetën

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 10:18

Naim Jakaj nga Instituti Kosovar për Demokraci në një reagim pas nisjes së dëshmisë së ish-Nënsekretarit të Shtetit, James Rubin, si i ftuar i mbrojtjes së Hashim Thaçit dhe të tjerëve – tha se sot mbrohet e vërteta nga vetë krahu i djathtë i Madeleine Albright.

Jakaj për rolin e Rubin gjatë kohës së luftës tha se “me fat kemi qenë”.

Postimi i plotë:

Sa me fat kemi qenë…

Për ndihmën që morëm gjatë luftës, në Konferencën e Rambujesë, dhe në periudhën e vështirë pas çlirimit, deri te shpallja e pavarësisë. Në çdo moment kyç, James Rubin ka qenë aty – krahu i djathtë i Madeleine Albright, zëri ynë në botë, dhe mbështetës i palëkundur i drejtësisë për Kosovën.

Sot, ai është në Hagë, në anën e atyre që i kishte pranë gjatë luftës së vitit 1999, duke e ngritur zërin për të mbrojtur të vërtetën dhe për të ndihmuar në ruajtjen e dinjitetit të UÇK-së.