Dëshmia e Rubin dhe tjerëve në Hagë, Kurti për T7: E kam përcjell aq sa kam mundur, duhet ta presim ecjen e procesit pa vlerësime politike - Gazeta Express
string(128) "deshmia-e-rubin-dhe-tjereve-ne-hage-kurti-e-kam-percjell-aq-sa-kam-mundur-duhet-ta-presim-ecjen-e-procesit-pa-vleresime-politike"

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 13:44

Dëshmia e Rubin dhe tjerëve në Hagë, Kurti për T7: E kam përcjell aq sa kam mundur, duhet ta presim ecjen e procesit pa vlerësime politike

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 13:44

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se e ka përcjellë pjesërisht gjykimin në Hagë. Ai në një prononcim për T7, ka thënë se Mbrojtja është përcaktuar për një orientim të veçantë dhe se roli i tyre është i kufizuar.

“E kam përcjellë pjesërisht, me aq sa kam mbërrirë për shkak të angazhimeve dhe aktiviteteve të shumta. Mbrojtja është përcaktuar për një orientim të veçantë, roli ynë është i kufizuar. Ne kemi dhënë mbështetje financiare në mënyrë të pandërprerë dhe shpresojmë për më të mirën. Por, në anën tjetër, qëndrimi im për Gjykatën Speciale është i njëjti prej fillimit”, ka thënë ai.

Gazetari Genc Godanci e pyeti: Si e komentoni faktin që Demaçi po përmendet si kryesori? Ju keni qenë bashkëpunëtor i ngushtë me të?

Ai tha se do të presë ecurinë e këtij procesi pa dhënë vlerësime politike.

“Faleminderit. Unë besoj që duhet të presim ecjen e këtij procesi pa dhënë ne vlerësime politike. Edhe njëherë po e theksoj që qëndrimi im për Gjykatën Speciale nuk ka ndryshuar asnjëherë.”

Kurti nuk u përgjigj nëse beson që ish krerët e UÇK’së do të shpallen të pafajshëm.

“Faleminderit shumë”, tha ai pa shtuar asgjë tjetër.