Dëshmia e autorit që vrau biznesmenin shqiptar: Fjeta dy ditë në Himarë, më pas e ndoqa - Gazeta Express
string(85) "deshmia-e-autorit-qe-vrau-biznesmenin-shqiptar-fjeta-dy-dite-ne-himare-me-pas-e-ndoqa"

Dëshmia e autorit që vrau biznesmenin shqiptar: Fjeta dy ditë në Himarë, më pas e ndoqa

Gazeta Express

20/10/2020 22:00

Kur kanë kaluar tre ditë pas vrasjes së biznesmenit Niko Goro në Himarë, autori i ngjarjes Kliti Leka ka rrëfyer edhe si kishte planifikuar për të kryer krimin e rëndë.

Mësohet se 53-vjeçari, i cili doli sot para gjykatës së Vlorës ku u njoh me masën e sigurisë, ka deklaruar se ka fjetur dy ditë në makinë derisa ka pritur momentin e duhur për të kryer vrasjen.

Lexo Edhe:

“Prej dy ditësh kisha shkuar në Himarë me një automjet të marrë me qira në Tiranë.

Gjatë këtyre dy ditëve kam fjetur në makinë. Pasi kam parë Nikollaq Goron, e kam ndjekur nga pas dhe në momentin që ka zbritur nga makina dhe është drejtuar te marketi i motrës, kam zbritur dhe e kam qëlluar disa herë me armë zjarri.

Më pas jam larguar me makinë dhe jam futur në zonën e Livadhit, ku kam hedhur çelësat në det dhe jam larguar drejt vendit të njohur si “Prozhektori”, vend ku më pas më ka kapur policia”, ka deklaruar 53 vjeçari.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesine ditës së shtunë, ku ndërtuesi Niko Goro u qëllua me armë zjarri para supermarketit të motrës së tij, kjo e fundit mbeti e plagosur në këmbë.

Shkaku i krimit ishtenjë konflikt i pazgjidhur për një çështje prone ku është ndërtuar pallati i biznesmenit, në të cilin po punohet aktualisht.

Biznesmeni Goro mori gjashtë plumba në trup, çfarë i shkaktuan edhe vdekjen e menjëhershme.