Dëshironte të kishte buzë të mëdha, 22-vjeçarja rrezikoi jetën nga fryrja - Gazeta Express
string(72) "deshironte-te-kishte-buze-te-medha-22-vjecarja-rrezikoi-jeten-nga-fryrja"

Dëshironte të kishte buzë të mëdha, 22-vjeçarja rrezikoi jetën nga fryrja

Gazeta Express

14/01/2020 7:00

Një vajzë e cila është shumë e njohur falë kanalit të saj në “Youtube”, ka zbuluar se si mbushja e buzëve për pak sa nuk i ka kushtuar jetën.

Në një rrëfim për “The Sun”, blogerja 22-vjeçare është shprehur se buza e saj gati sa nuk i ra. Ndërsa jeta iu vu në rrezik pasi acidi hialuronik, një substancë që përdoret në disa mbushës, iu injektua gabimisht në një arterie nga një klinikë në Londër.

Lexo Edhe:

Pak orë pas trajtimit, Cassidy nisi të kishte dhimbje të forta dhe u tmerrua kur pa se buzët e saj ishin nxirë dhe fryrë.

Por fatmirërisht 22-vjeçarja u shpëtua nga mjekët që i injektuan një enzimë për të shkrirë acidin./lajmi.net