Dëshironi të ndizni të dashurën tuaj? Studimi zbulon diçka që ndoshta nuk e keni provuar - Gazeta Express
string(87) "deshironi-te-ndizni-te-dashuren-tuaj-studimi-zbulon-dicka-qe-ndoshta-nuk-e-keni-provuar"

Dëshironi të ndizni të dashurën tuaj? Studimi zbulon diçka që ndoshta nuk e keni provuar

Shneta

Gazeta Express

22/08/2022 14:32

Një studim ka zbuluar një mënyrë të pazakontë për t’i ndezur gratë, mënyrë kjo që nga shumica e njerëzve mund të mos jetë provuar akoma.

Rezulton se pamja apo qëndrueshmëria nuk janë aq të rëndësishme sa mendojnë shumica e njerëzve në kërkimin e tyre për një jetë seksuale të mrekullueshme.

Lexo Edhe:

Në vend të kësaj, një studim i “Journal of Sex Research” sugjeroi se gratë janë të ndezura nga burrat që bëjnë punët e shtëpisë.

Hulumtimi u bë me 299 gra australiane të moshës 18 deri në 39 vjeç duke iu përgjigjur një pyetësori në internet mbi marrëdhëniet dhe dimensionet e dëshirës seksuale, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Ekspertët ishin veçanërisht të interesuar se si drejtësia në një marrëdhënie mund të ndikojë në epshin e grave.

Studimi zbuloi se gratë në marrëdhënie të barabarta përsa i përket punëve të shtëpisë janë më të kënaqura.

Nga ana tjetër, ato ndjejnë më shumë dëshirë të hidhen në shtrat sesa gratë që janë në marrëdhënie të pabarabarta.

Psikologët Simone Buzwell dhe Eva Johansen, të cilët kryen studimin thanë se ndjenja e barazisë brenda një marrëdhënieje është thelbësore për kënaqësinë dhe dëshirën seksuale të të gjithë grave.

Ata thanë se pakënaqësia në lidhje me punët e shtëpisë lidhet me dëshirën e ulët seksuale tek gratë, krahas moshës dhe menopauzës.