Dëshironi të keni një lëkurë të shëndetshme? Nutricionistja tregon regjimin ushqimor që duhet të ndiqni - Gazeta Express
string(102) "deshironi-te-keni-nje-lekure-te-shendetshme-nutricionistja-tregon-regjimin-ushqimor-qe-duhet-te-ndiqni"

Shneta

Gazeta Express

02/06/2022 9:46

Dëshironi të keni një lëkurë të shëndetshme? Nutricionistja tregon regjimin ushqimor që duhet të ndiqni

Shneta

Gazeta Express

02/06/2022 9:46

Nutricionistja Albana Daka, në rubrikën “Abc-ja e shëndetit” ka folur për regjimin ushqimor që duhet të ndjekim për të pasur një lëkurë të shendetshme.

Ajo ka theksuar ushqimet që duhet të konsumojmë dhe ato që duhet të shmangim.

Lexo Edhe:

“Ndikon i gjithë regjimi ushqimor i rregullt dhe ato që ndikojnë janë produktet që kanë antioksidantë, minerale dhe vitamina me shumicë. Me numrin më të madh të tyre janë perimet dhe frutat, të cilat kanë nivele shumë të larta të vitaminës A, E, C, të grupeve të vitaminës B dhe P, zink, selenium, të cilat janë elementët kryesorë, për të gjitha reaksionet metabolike që ndodhin në indin e lëkurës. Armiku kryesor i lëkurës dhe i të gjitha qelizave të organizmit janë pikërisht radikalet e lira, të cilat formohen kur ne kemi një keqmetabolizëm që ndodh në organizëm dhe ky vjen padyshim nga kequshqyerja dhe stili jokorrekt i jetës, të cilat çojnë në plakjen qelizore.

Duke mos harruar këtu edhe bulmetrat dhe drithërat e plotë, integral, kanë elementë shumë të mirë për të pasur një lëkurë të shëndetshme, duke mos harruar të hidratohemi në mënyrë korrekte, minimalisht dy litra ujë në ditë”, u shpreh ndër të tjera Daka.

Më poshtë do të gjeni regjimin ushqimor që duhet të ndiqni për një lëkurë të shëndetshme gjatë një dite: