“Dëshira ime është që t’i jap fund karrierës në Madrid” - Gazeta Express
string(52) "deshira-ime-eshte-qe-ti-jap-fund-karrieres-ne-madrid"

“Dëshira ime është që t’i jap fund karrierës në Madrid”

Gazeta Express

05/06/2020 16:47

Kroos e ka të qartë, nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi.

Ka mjaftuar një ndeshje e madhe mos aktivizimi, në Ligën e Kampionëve kundër Manchester City, që të nisin spekulimet për një largim të mundshëm të Toni Kroos nga Real Madridi.

Lexo Edhe:

Këto spekulime u rritën edhe më shumë, kur pas ndeshjes, Kroos dhe Pep Guardiola diskutuan në “Santiago Bernabeu” për disa minuta.

Megjithatë, edhe njëherë, Kroos ka përsëritur se dëshira e madhe e tij është që t’i varë atletet në “Santiago Bernabeu”.

“Në botën e futbollit tri vite janë shumë të gjata dhe unë synoj të përmbushi kontratën. Atëherë do të jem 33 vjeçar dhe do t’i shikoj gjitha opsionet; të qëndroj, të bëj diçka tjetër apo t’i jap fund karrierës. Natyrisht, dëshira ime është që ta përfundoj karrierën në Real”, deklaroi Kroos për AS. /Gazeta Express/