Dëshira e Maradonës për ditëlindjen e tij: Napoli ta fitojë Skudeton - Gazeta Express

Gazeta Express

30/10/2020 23:59

Dëshira e Maradonës për ditëlindjen e tij: Napoli ta fitojë Skudeton

Gazeta Express

30/10/2020 23:59

Trajneri i Gimnasia de La Plata, i cili mbetet njëri prej futbollistëve më të njohur në botë, shpreson që ish skuadra e tij të arrin ta fitojë titullin e kampionit këtë sezon

Diego Maradona i ka bërë thirrje klubit të tij Napoli që ta fitojë titullin e Serie A si dhuratë për ditëlindjen e tij të 60-të, derisa legjenda argjentinase pritet që ta festojë edhe një ditëlindje.

Në një letër publike që ka botuar në Corriere dello Sport, Maradona i ka bërë thirrje fituesit të Coppa Italia që ta mposhtin Juventusin dhe ta fitojnë Skudeton, derisa ka ofruar edhe mbështetje për trajnerin e Napolit, Gennaro Gattuso, që skuadra të punojë dhe ta fitojë titullin e parë pas vitit 1990, kur kjo skuadër e kishte fituar me Maradonën.

“Dëshiroj të ju them faleminderit të gjithëve për urimet sot”, tha ish sulmuesi në letrën e tij. “Shpresoj që ta festoj tjetrën me tituj që me bëjnë të lumtur”.

“I dëshiroj Gimnasias time që të jetë gati për sfidën e re në sezonin e ri – por po ashtu dëshiroj që Napoli ta fitoj këtë vit një tjetër në Napoli”.

“Për Gattuson, i them, të lufton për të. Me përkushtimin dhe aftësitë e juaja, unë bëj tifo për ju. Dëshiroj të them se përderisa ka njerëz të cilët bëjnë tifo për Barcelonën, Real Madridin dhe Juventusin, unë jam krenar që isha pjesë e Napolit dhe bëj tifo për ta. Shpresoj që një ditë do ta bëjmë bashkë”.

Ish trajneri i Milan, Gattuso, i cili pasoi Carlo Ancelottin dhjetorin e vitit të kaluar, arriti triumfin e paarë si trajner kundër Juventusit në qershor në Kupa Italia, të cilët i mposhti në finale me penallti 4-2. /GazetaExpress/