Dëshira e çuditshme e Pedrit: Në moshën 31 vjeçare e shoh veten tullac, gjithmonë e kam dashur këtë - Gazeta Express
string(97) "deshira-e-cuditshme-e-pedrit-ne-moshen-31-vjecare-e-shoh-veten-tullac-gjithmone-e-kam-dashur-kete"

Dëshira e çuditshme e Pedrit: Në moshën 31 vjeçare e shoh veten tullac, gjithmonë e kam dashur këtë

Futboll

Gazeta Express

03/04/2024 15:20

Pedri e ka një dëshirë të çuditshme, mjaft të çuditshme. Mesfushori i Barcelonës, aktualisht jashtë fushave të blerta për shkak të lëndimit, ka zbarkuar në platformën “The Residency” dhe u është përgjigjur pyetjeve të ndryshme, përcjell “Gazeta Express”.

Ai iu përgjigj një pyetësi të veçantë, duke e zbuluar një dëshirë mjaft të pazakontë.

Lexo Edhe:

“Si e sheh veten pas 10 vjetësh?”, u pyet ai.

“Si 31 vjeç e shoh veten duke luajtur futboll, e më pas edhe tullac. Nuk e di përse, por gjithmonë kam pasur të dëshirë të bëhem tullac”, tha tutje mesfushori spanjoll.

Pedri u pyet edhe rreth rikthimit në fushën e blertë, por që datën nuk e di.

“Rikthimi në fushë? Nuk ka një datë precize, por gjithçka do të vazhdojë për mirë dhe shpresoj të shërohem shpejt.”

“Gjërat më të mira të këtij sezoni në Barcelonë? Të rinjtë, Lamine Yamal e Pau Cubarsì, mbi të gjitha.”

“Si do të jetë finalja e Champions League? Mendoj Barcelona – Manchester City, ose Barcelona – Real Madrid nuk do të ishte keq.” /Gazeta Express/