Deshi t’ua blinte veturën Audi, Shkupjani thotë se u mashtrua nga dy tetovarë - Gazeta Express
string(75) "deshi-tua-blinte-veturen-audi-shkupjani-thote-se-u-mashtrua-nga-dy-tetovare"

Maqedoni

Gazeta Express

07/08/2025 12:32

Deshi t’ua blinte veturën Audi, Shkupjani thotë se u mashtrua nga dy tetovarë

Maqedoni

Gazeta Express

07/08/2025 12:32

Një 33-vjeçar nga Shkupi ka raportuar në Policinë e Tetovës se është mashtruar gjatë blerjes së një veture Audi A6 nga një 36-vjeçar nga Tetova, përcjell TV21. Sipas raportimit, pasi shkupjani kishte paguar shumën e parave, të njëjtit i ishte refuzuar që ta merrte veturën mbi vete në noter.

“Më 06.08.2025 në ora 15:30 në SPB Tetovë, një 33-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se ishte mashtruar nga S.A. dhe E.B.(36), të dy nga Tetova. Sipas raportit, një ditë më parë ata ishin marrë vesh që ai të blinte një automjet “audi a6″ nga E.B. për një shumë prej 24,080 eurosh, dhe pasi i kishte paguar paratë në një këmbimore, shkuan te noteri për t’ia transferuar automjetin në emrin e tij. Siç është raportuar, pastaj E.B. refuzonte t’ia transferonte automjetin derisa paratë të transferoheshin në llogarinë e tij si kriptovaluta dhe thoshte se nuk e njihte personin S.A. për të cilin më parë kishte thënë se ishte nipi i tij dhe i njëjti ishte larguar. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.