Përzgjedhësi i Francës në futboll, Didier Deschamps, e sheh Zinedine Zidanen si kandidatin “natyral” për ta zëvendësuar atë pasi të largohet nga përfaqësuesja franceze.
Deschampsi njoftoi muajin e kaluar se do të largohet pas Kupës së Botës 2026.
Ai ka pasur suksese të shumta qëkur e mori drejtimin e Francës në vitin 2012.
E fitoi Kupën e Botës 2018 dhe shkoi deri në finale në Botërorin e vitit 2022.
Ka pasur shumë raportime se vendin e Deschampsit te Franca do ta zërë Zidane.
“Zizou është kandidat shumë i mirë, natyral dhe njëri që pritet ta marrë drejtimin”, ka thënë Deschamps të premten në një intervistë për “L’Equipe”.
“Por përsëri, nuk e di nëse ai e dëshiron këtë post”.
52-vjeçari Zidane është trajner i papunë qëkur e përfundoi periudhën e dytë te Real Madridi.
Zidane me gjigantin spanjoll ka fituar tre trofe të Ligës së Kampionëve dhe dy herë ishte fitues i La Ligas.
Zidane dhe Deschamps kanë luajtur së bashku në mesfushë, kur “Les Bleus” triumfuan në Botërorin 1998 dhe në Evropian dy vjet më vonë.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...