Derri ia vjedh llaptopin, nudisti e ndjek - fotot shpërndahen me të madhe në internet - Gazeta Express
string(82) "derri-ia-vjedh-llaptopin-nudisti-e-ndjek-fotot-shperndahen-me-te-madhe-ne-internet"

Derri ia vjedh llaptopin, nudisti e ndjek – fotot shpërndahen me të madhe në internet

Gazeta Express

07/08/2020 21:56

Janë bërë virale fotot e një nudisti gjerman, që vrapon pas një derri të egër.

Ngjarja e sikletshme ndodhi në Teufelssee, një zonë e famshme turistike gjermane.

Lexo Edhe:

Pushuesit kanë asistuar në një skenë vërtet të veçantë. Një nudist që ndiqte një derr të egër dhe të vegjlit e tij.

Kafsha i kishte marrë një çantë të verdhë që kishte brenda një llaptop.

Adele Launder që realizoi këto foto ia tregoi më pas protagonistit, i cili qeshi më të madhe kur i pa dhe e lejoi t’i publikonte në rrjet.