Mos formimi i qeverisë ka paralizuar edhe punën e Kuvendit. Ani pse deputetët kanë filluar të paguhen, ata nuk kanë bërë asnjë punë që nga dita e konstituimit të kuvendit.
Mirëpo, nënkryetarja e kuvendit Arbërie Nagavci ka thënë se besohet që shpejt do të nis puna për formimin e komisioneve.
Formimi i qeverisë së re po ia pamundëson kuvendit funksionalizimin dhe nisjen e punës së komisioneve
Rroga po ju ec në llogari, por deputetët e Legjislaturës së shtatë ende nuk kanë filluar të ushtrojnë postin e tyre.
Ngecja në formimin e qeverisë së re po ia pamundëson funksionimin edhe Kuvendit të Kosovës.
Institucioni legjislativ edhe pse është konstituar nuk po vepron.
Kësisoj është stopuar edhe formimi i komisioneve parlamentare e mbajtja e seancave plenare.
Tutje Cakolli shpjegon mënyrën e ndarjes së këtyre komisioneve mes partive politike.
Në anën tjetër nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci thotë që beson shpejt se do të nis puna për formimin e komisioneve.
Ndërkohë Nagavci thotë që Vetëvendosje ende nuk e ka diskutuar çështjen e përzgjedhjeve të komisioneve në kuvend.
Në anën tjetër një hap tjetër i rëndësishëm drejt funksionalizimit të komisioneve është edhe ndarja e grupeve parlamentare.
Deri më tani në kryesi emrin për shef të grupit parlamentar e ka dërguar vetëm Partia Demokratike e Kosovës.
Bedri Hamza pritet t’i përfaqësojë deputetët e PDK-së në legjislaturën e shtatë.
Ndërkaq konstituimi i kuvendit është bërë me datën 26 dhjetor.
Që nga ajo kohë ai që shihet aktiv në takime e vizita është kryeparlamentari i ri, Galuk Konjufca.