Derisa liderët e BE-së dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kanë filluar të arrijnë për një samit në Bruksel, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka akuzuar sërish Europën se ka dështuar për të mbështetur përpjekjet ruse dhe amerikane për të arritur atë që ai e quajti “zgjidhje paqësore” në Ukrainë.
“Europa ka nisur militarizimin e vetvetes dhe është kthyer në një palë lufte”, tha ai në një konferencë të përditshme për shtyp, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
“Planet për të militarizuar Europën, të cilat padyshim janë në kundërshtim me synimet e presidentëve rus dhe amerikanë për të kërkuar mënyra për të nisur procesin e zgjidhjes paqësore”.
Zelensky po shkon në një takim të liderëve të BE-së pas telefonatës së tij me presidentin Donald Trump.
Trump gjatë telefonatës kishte sugjeruar që SHBA mund të merrte pronësinë e termocentraleve në Ukrainë për të garantuar sigurinë e tyre – por presidenti ukrainas thotë se u diskutua vetëm për termocentralin Zaporizhzhia.