Deri në pranverë do të përfundojnë të gjitha procedurat për 12 kilometrat Shkup – Bllacë, pritet fillimi i punimeve - Gazeta Express
string(112) "deri-ne-pranvere-do-te-perfundojne-te-gjitha-procedurat-per-12-kilometrat-shkup-bllace-pritet-fillimi-i-punimeve"

Maqedoni

Gazeta Express

13/02/2026 15:24

Deri në pranverë do të përfundojnë të gjitha procedurat për 12 kilometrat Shkup – Bllacë, pritet fillimi i punimeve

Maqedoni

Gazeta Express

13/02/2026 15:24

Kosova është e interesuar që projekti për rrugën Shkup-Bllacë më në fund të merr drejtim.

Ambasadori i Kosovës Florian Qehaja në intervistë për Alsat tha se është informuar nga autoritetet se të gjitha procedurat do të përfundojnë deri në pranverë dhe se hapet rruga për fillimin e punimeve.

“Jemi mjaft të interesuar që ky projekt më në fund të merr drejtim, sepse akoma ska marrë drejtim. Me fjalë të tjera kurrë nuk ka filluar së zbatuari. Ne jemi duke transmetuar mesazhin që një herë e përgjithmonë të fillojë ndërtimi i kësaj autostrade……. Fjala është për një trase shumë të vogël, 11 apo 12 km që ne mendojmë se në momentin që fillon së ndërtuari ajo mund të kryhet shumë shpejt. Jemi të informuar dhe ne shpresojmë se më së largu deri në pranverë mund eventualisht të përmbyllet procedura dhe që të fillojnë punimet aty, kjo në bazë të vlerësimeve dhe informacioneve që i kemi”, tha Florian Qehaja, Ambasador i Kosovës.

Sipas Ministrit të Transportit Aleksandar Nikollovski projekti parashihet të kushtojë brenda mjeteve të parapara e që janë 166 milion euro kredi nga Banka Evropiane dhe 30 milion euro grante. Në kosto përfshihet ndërtimi, mbikëqyrja dhe mbështetja teknike.

“Aty afati i përfundimit është i shpejtë, dy vjet e gjysmë, që d.m.th. se do ta përfundojmë shpejt”, pati thënë Aleksandar Nikollovski, Ministër i Transportit.

Rruga Shkup-Bllacë është realizuar në gjatësi prej 2 kilometrash dhe kanë mbetur për realizim edhe 12 kilometra të tjera./ Alsat.mk

Advertisement
Advertisement
Advertisement