Deri në një orë pritje në pikat kufitare për të dalë nga Kosova - Gazeta Express
string(63) "deri-ne-nje-ore-pritje-ne-pikat-kufitare-per-te-dale-nga-kosova"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 7:26

Deri në një orë pritje në pikat kufitare për të dalë nga Kosova

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 7:26

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra

Pritjet në hyrje raportohen nga 3 deri në 5 minuta. Përderisa pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, pritjet për të dalë nga Kosova janë më të gjata.

Raportohen pritje deri një orë në Merdarë për dalje nga Kosova.

Përditësimi i fundit ishte në ora 06:49 të mëngjesit.