"Deri në këto momente nuk më është përgjigjur drejtori i AKI-së"/ Ganimete Musliu lidhet live në Pressing, Valon Syla e pyet se a po ikë Petrit Ajeti nga përgjegjësia? - Gazeta Express
string(162) "deri-ne-keto-momente-nuk-me-eshte-pergjigjur-drejtori-i-aki-se-ganimete-musliu-lidhet-live-ne-pressing-valon-syla-e-pyet-se-a-po-ike-petrit-ajeti-nga-pergjegjesia"

Lajme

Gazeta Express

31/10/2024 22:10

“Deri në këto momente nuk më është përgjigjur drejtori i AKI-së”/ Ganimete Musliu lidhet live në Pressing, Valon Syla e pyet se a po ikë Petrit Ajeti nga përgjegjësia?

Lajme

Gazeta Express

31/10/2024 22:10

Kryetarja e Komisionit për Mbikqyrjen e AKI’së, Ganimete Musliu thotë se pas rastit që i ka ndodhur gazetarit Vehbi Kajtazi ka tentuar të kontaktojë me drejtorin e AKI’së, Petrit Ajeti, por që ka qenë e pamundur të kontaktojë me të.

Musliu në një lidhje direkte në emisionin Pressing në T7 thotë se ka kërkuar nga organet komptente që të merren me rastin në fjalë.

Lexo Edhe:

“Kam kërkuar nga organtet kompetentet të merren me rastin pa drejtuar gisht nga askush derisa faktet ta dokumentojnë se kush qëndron prapa këtij akti të shëmtuar i cili cenon lirinë e individit. Kam tentuar të kontaktojë me drejtorin e AKI’së por e kisha të pamundur. Deri më tani nuk kam kontaktuar”, tha Musliu,

Gazetari Valon Syla e ka pyetur Musliun se pasi nuk po arrin të kontaktojë me Petrit Ajetin, a po ikë ky I fundit nga përgjegjësia.

“Unë mbi bazën e komptencave që i kam do tëq vzhdoj ta kryejë punën time të përpikt dhe do të jap llogari për punën time si kryetare e komisionit”, tha ajo.