Pritjet për të hyrë e për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë, sipas përditësimit të minutave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë nga 15 deri në 20 minuta, derisa kolona e veturave thuhet të jetë 100 metërshe si për të hyrë, njëjtë edhe për të dalë nga Kosova.
Ndërkohë, në Jarinjë, një pikë tjetër kufitare që kufizon Kosovën e Serbinë pritjet për të hyrë e për të dalë janë nga 10 deri në 15 minuta e thuhet se kolona e automjeteve për të hyrë në Kosovë është 50 metra, por nuk ka kolonë për të dalë andej kufirit.
Kurse, vetëm 3 deri në 5 minuta janë pritjet për të kaluar nëpërmjet pikës kufitare të Kullës për Mal të Zi.
Ndërkaq, siç bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, për të hyrë në Kosovë përmes Vermicës pritjet janë 10 deri në 15 minuta, ndërkaq për të dalë nga Kosova në territorin e Shqipërisë, pritjet janë 5 deri në 10 minuta.