Deri dje u numëruan votat për kandidatë në 53.96 për qind të vendvotimeve - Gazeta Express
string(73) "deri-dje-u-numeruan-votat-per-kandidate-ne-53-96-per-qind-te-vendvotimeve"

Lajme

Gazeta Express

16/02/2025 12:59

Deri dje u numëruan votat për kandidatë në 53.96 për qind të vendvotimeve

Lajme

Gazeta Express

16/02/2025 12:59

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri dje janë numëruar 53.96 për qind të vendvotimeve.

“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri në përfundim të ditës së shtunë (15 shkurt 2025) janë numëruar 53.96% e vendvotimeve apo 1,367 nga 2,533.”

KQZ ka njoftuar se procesi i numërimit  të votave për deputetë ka përfunduar në 11 qendra komunale të numërimit.

“Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 11 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Deçan, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.”

Ndërsa sot do të fillojë procesi në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

“Më 16 shkurt, në orë 16:00, procesi i numërimit planifikohet të fillojë edhe në QKN-në e komunave Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.  Në përgjithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 24 Qendra Komunale të Numërimit.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement