Dërguti për të burgosurit në Hagë: Të sulmosh dikë që s’mund të kundërpërgjigjet, është ligësi e madhe - Gazeta Express
string(99) "derguti-per-te-burgosurit-ne-hage-te-sulmosh-dike-qe-smund-te-kunderpergjigjet-eshte-ligesi-e-madhe"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 7:13

Dërguti për të burgosurit në Hagë: Të sulmosh dikë që s’mund të kundërpërgjigjet, është ligësi e madhe

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 7:13

Opinonistja Aida Dërguti sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me të burgosurit në Hagë.

Ajo u shpreh se të sulmosh dikë që është në burg, e nuk mund të të kundërpërgjigjet, sipas saj, është ligësi e madhe.

“Njeriu i burgosur, njeriu në burg është gjysmë i vdekur, sepse atij i është hequr liria e lëvizjes dhe liria e shprehjes”.

“Kushdo që në këso rrethana dhe kushdo që është në burg, e që është burg politik, sepse është për arsye politike dhe këta janë të burgosur politik, pra në këso rrethana, për çfarëdo kalkulimesh personale, politike e të tjera, e sulmon, e kritikon dikë që nuk mund t’i kundërpërgjigjet sepse është i pabarabartë, sepse është në burg, mendoj që është ligësi jashtëzakonisht e madhe”, u shpreh tutje Dërguti./Klankosova