Dërguti: PDK ka kërkuar të propozojë dy emra për president, mes tyre edhe djalin e Adem Demaçit - Gazeta Express
string(93) "derguti-pdk-ka-kerkuar-te-propozoje-dy-emra-per-president-mes-tyre-edhe-djalin-e-adem-demacit"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 6:57

Dërguti: PDK ka kërkuar të propozojë dy emra për president, mes tyre edhe djalin e Adem Demaçit

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 6:57

Balton Dërguti nga Iniciativa “Ne Mundemi” ka deklaruar në “Debat Plus” se PDK ka kërkuar të propozojë dy emra për president, mes tyre edhe Shqiptar Demaçi.

Sipas tij, në seancën e radhës do të tentohet sigurimi i nënshkrimeve për kandidaturën e Demaçit, një lëvizje që mund ta vendosë Vetëvendosjen në pozitë të vështirë nëse nuk e mbështet atë.

“Është tentuar fillimisht me PDK të arrihet marrëveshje. Ku kam informacion që PDK-ja ka kërkuar t’i propozojë dy emra. Edhe njëri nga ta që është diskutuar është Shqiptar Demaçi”.

“Po tentohet që në seancën e radhës me i bë nënshkrimet për të. Kanë me tentu me qit edhe ne pozicion të keq edhe VV-në, nëse ata se votojnë ose nuk i japin nënshkrimet Demaçit, atëherë kanë me ra në një pozicion të keq edhe vetë VV-ja…”, ka thënë Dërguti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement