Kampionët e Kosovës, FC Drita, dhe kampionët e Maqedonisë së Veriut, FC Shkëndija, janë shumë pranë një përballjeje historike në garat evropiane këtë sezon.
Nëse Drita eliminohet nga FC Kopenhagen në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve, ajo do të vazhdojë aventurën në rrethin e tretë të Ligës së Europës.
Në anën tjetër, FC Shkëndija tashmë është kualifikuar për në rrethin e tretë të Ligës së Europës pas eliminimit të TNS në Ligën e Kampionëve dhe tashmë po përgatitet për të sfiduar ekipin rumun, FCSB, në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve. .
Nëse Drita kalon në Ligën e Europës, mund të ndodhë që këto dy skuadra shqiptare të përballen në këtë fazë të kompeticionit, duke sjellë një duel shumë të pritur mes dy rivalëve të fortë të futbollit shqiptar dhe kosovar.
Një përballje e tillë do të ishte jo vetëm një ngjarje historike për futbollin shqiptar, por edhe një mundësi për të treguar forcën dhe cilësinë e futbollit në rajon në arenën ndërkombëtare.
Tifozët dhe sportdashësit presin me padurim zhvillimet e mëtejshme dhe shortin për fazën tjetër, duke shpresuar që skuadrat tona të kenë paraqitje dinjitoze dhe të vazhdojnë rrugëtimin evropian. /GazetaExpress/