Derbi në Turqi vendoset nga një shqiptare - Gazeta Express
string(41) "derbi-ne-turqi-vendoset-nga-nje-shqiptare"

Derbi në Turqi vendoset nga një shqiptare

Sport

Gazeta Express

09/11/2024 18:33

Skuadra e Besiktasit në kategorinë e femrave ka shënuar një fitore minimale 1:0 ndaj Galatasarayt në javën e tetë në Superligën e Turqisë.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi futbollistja e Kombëtares së Kosovës, Donjeta Halilaj.

Lexo Edhe:

Halilaj shënoi një gol të bukur në minutën e 47’të për t’ia siguruar tri pikë ekipit të saj.

Me këtë fitore, Besiktasi shkon në kuotën e 16 pikëve në pozitën e 3-të në tabelë.

Kujtojmë që Donjeta Halilaj më parë ka luajtur për skuadrat shqiptare, si Vllaznia e Shkodrës, Hajvalia dhe Mitrovica.