Derbi i vjetër luhet sot në basketboll - Gazeta Express
string(38) "derbi-i-vjeter-luhet-sot-ne-basketboll"

Basketboll

Gazeta Express

29/03/2026 8:58

Derbi i vjetër luhet sot në basketboll

Basketboll

Gazeta Express

29/03/2026 8:58

Derbi i rivalëve të vjetër do të zhvillohet mes Pejës dhe Sigal Prishtinës në basketboll.

Derbi mbetet derbi edhe pse këtë edicion në ProCredit Superligë, skuadrat nuk kanë pasur rezultatet e dëshirueshme.

Verdhezinjtë janë në vendin e katërt me 11 fitore e 14 humbje, kurse prishtinasit në vendin e gjashtë me nëntë fitore e 16 humbje.

Java e 26-të do të mbyllet me ndeshjen ndërmjet Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit.

Prizrenasit janë në vendin e dytë me 17 fitore e tetë humbje, derisa therandasit kanë 11 fitore e 14 humbje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement