Gjatë ditës së sotme po zhvillohet derbi i madh turk mes Trabzonsporit dhe Besiktasit në elitën e futbollit turk.
Në ndeshjen që ka nisur nga ora 18:00, ka përfunduar pjesa e parë, me Besiktasin që po avancon 3-1 si mysafir i Trabzonsporit.
Tammy Abraham shënoi golin e parë të ndeshjes, me Vaclav Cernyn që shënoi të dytin.
Besiktasi po fitonte 2-0, deri në skenë doli prapë i zakonshmi, Ernest Muçi, i cili shënoi golin e tij të gjashtë në katër ndeshje radhazi.
Muçi shënoi një supergol në minutën e 25-të.
❤️🇦🇱 Ernest Muci with another wonderful goal
— Epirote Report 🌕 (@EpiroteReport) December 14, 2025
6 goals in last 4 games is CRAZY!! pic.twitter.com/NFLUEw1SJV
Pak minuta më vonë, Cerny sërish shënoi për Besiktasin, me Milot Rashicën që asistoi.
⚽️ GOL | 🔴🔵 Trabzonspor 1-3 Beşiktaş ⚫️⚪️
— MaveraTR (@Mavera7TR) December 14, 2025
⏱️ 31' Vaclav Cerny#TSvBJK pic.twitter.com/jeH9WEN0G6
Në minutën e 38-të, Besiktasi mbeti me një lojtar më pak, pasi El Bilal Toure u ndëshkua me karton të kuq.
Me këtë rezultat, Trabzoni kalon i dyti me 34 pikë, pesë më pak se Galatasaray. Besiktasi është i pesti me 28 pikë./GazetaExpress/