Derbi i kryeqytetit dhe ai i Italisë sonte në Serie A - Gazeta Express
string(53) "derbi-i-kryeqytetit-dhe-ai-i-italise-sonte-ne-serie-a"

Derbi i kryeqytetit dhe ai i Italisë sonte në Serie A

Sport

Gazeta Express

19/03/2023 11:53

Java e 27-të në Serie A ka rezervuar dy derbi të mëdhenj.

Me fillim nga ora 18:00, në stadiumin “Olimpico” do të takohen rivalët e kryeqytetit, Lazio dhe Roma, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Të dy skuadrat po “luftojnë” për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Lazio ka 49 pikë në pozitën e tretë, kurse Roma është e pesta me dy pikë më pak.

Nga ora 20:45 do të luhet derbi i Italisë, me Interin që e pret Juventusin në “Guiseppe Meazza”.

“Nerazzurrët” synojnë që me fitore të mbajnë pozitën e dytë në tabelë. Kjo varet edhe nga rezultati i derbit të Romës.

Në anën tjetër, “Zonja e Vjetër” me fitore synon të vazhdojë garën për të siguruar daljen në Evropë sezonin tjetër.

Interi ka 50 pikë në pozitën e dytë, kurse Juventusi është i shtati me 38 pikë. /Gazeta Express/