Bayern Munich arriti të marrë tre pikë të vlefshme në udhëtim, duke mposhtur Borussia Dortmund me rezultatin 3-2 në kuadër të javës së 24-të në Bundesliga.
Dortmund filloi mirë dhe mori avantazhin e hershëm në minutën e 26-të, kur Nico Schlotterbeck me kokë shënoi për 1-0. Bayern barazoi rezultatin në minutën e 54-të, pas një aksioni nga Serge Gnabry, ku Harry Kane shfrytëzoi pasimin dhe e dërgoi topin në rrjetë për 1-1.
Momenti vendimtar erdhi në minutën e 70-të, kur një gabim i Schlotterbeck brenda zonës dha një penallti për Bayern, të cilën Harry Kane e shndërroi në gol për 2-1. Dortmund nuk u dorëzua dhe barazoi në minutën e 83-të me golin e Daniel Svensson për 2-2.
Megjithatë, Bavarezët shënuan përsëri pas vetëm katër minutash, me Joshua Kimmich që realizoi golin vendimtar për 3-2, duke i dhënë Bayern fitore dramatike në Derbin e Gjermanisë.
Me këtë fitore, Bayern vazhdon garën për titullin dhe ruan presionin mbi rivalët në krye të tabelës. /GazetaExpress