Derbi i Anamoravës të enjten, Gjilani e Drita luajnë për kreun e tabelës - Gazeta Express
string(71) "derbi-i-anamoraves-te-enjten-gjilani-e-drita-luajne-per-kreun-e-tabeles"

Futboll

Gazeta Express

24/11/2021 13:40

Derbi i Anamoravës të enjten, Gjilani e Drita luajnë për kreun e tabelës

Futboll

Gazeta Express

24/11/2021 13:40

Gjilani dhe Drita do të përballen në mes vete të enjten në kërkim të shkëputjes në krye të tabelës

Kjo mesjavë do ta sjellë njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të pjesës së parë të sezonit.

Lexo Edhe:

Gjilani dhe Drita do të përballen në mes vete të mërkurën, në duelin kryesor të xhiros së 15-të të BKT Superligës.

Dy ekipet nga Anamorava janë duke prirë në ligën elitare me pikë të njëjta, shkruan Gazeta Express.

Prandaj, përpos rivalitetit të përhershëm në mes tyre, kjo ndeshje do të ketë rëndësi edhe për kreun e tabelës.

Ndërkohë, Ballkanit do t’i konvenonte që kjo ndeshje të përfundojë baras.

Kjo për faktin se therandasit, me një fitore eventuale ndaj Malishevës, do t’ju bashkoheshin në krye dy ekipeve gjilanase.

Nga ana tjetër, edhe Malisheva do të kërkojë pikë në Suharekë.

Ndërkohë, Llapi do të mundohet ta vazhdojë formën e mirë dhe rezultatet pozitive.

Llapjanët do ta vizitojnë Drenicën, e cila po përballet me krizë financiare dhe ka mbetur pa kryesi.

Të tria ndeshjet do të zhvillohen të enjten duke filluar nga ora 13:00. /Gazeta Express/