Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka thënë se është viti i dytë ku tarifat për çmim të energjisë elekteike shqyrtohen për rritje të çmimit ndërkohë nuk ka plan vjetor për energji elektrike.
Ajo tutje, ka thënë se ZRRE kujdeset që KOSTT e KEDS të mos kenë humbje, ndërsa qytetarëve nuk u tregohet se çfarë po bëhet me pasurinë tonë në KEK. /Gazeta Express
Postimi i plotë në Facebook:
Që paraja jonë merret e nuk po punohet as për ne as për transparencë është fakti që është viti i dytë ku tarifat për çmim të energjisë elekteike shqyrtohen për rritje të çmimit ndërkohë Nuk ka plan vjetor për energji elektrike.
ZRRE kujdeset që KOSTT e KEDS të mos kenë humbje, ndërsa qytetarëve nuk u tregohet se çfarë po bëhet me pasurinë tonë (KEK) dhe sa para po na humbin çdo ditë.
Viti 2025 shkoi saktësisht kështu: faturat u rritën, por ishim pa plan vjetor. Madje, edhe sot, ende nuk ka një raport zyrtar për atë që ka ndodhur gjatë vitit 2025.
Tani në vitin 2026, po përsëritet i njëjti skenar: po shqyrtohet rritja e re e faturave, ndërkohë që përsëri nuk ka asnjë plan se çfarë do të bëhet me energjinë elektrike dhe termike për këtë vit.
Për më tepër, përveç çmimit të energjisë elektrike, po hyjmë në remont kapital 9 Mujor të bllokut B1 dhe nuk ka asnjë informatë për import.
Ky nuk është menaxhim i sektorit të energjisë elektrike, as vetëm keqmenaxhim. Ky është obstruksion institucional i tërë sektorit të energjisë elektrike duke nis nga Kryeministri, deri në Prodhim, obstruksion i fshehur plotësisht nga ZRRE.
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...