Deputetja Valdete Idrizi: I tmerrshëm sulmi ndaj gazetarit, me urgjencë të ndriçohet ky rast - Gazeta Express
string(90) "deputetja-valdete-idrizi-i-tmerrshem-sulmi-ndaj-gazetarit-me-urgjence-te-ndricohet-ky-rast"

Deputetja Valdete Idrizi: I tmerrshëm sulmi ndaj gazetarit, me urgjencë të ndriçohet ky rast

Gazeta Express

18/10/2020 12:42

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Valdete Idrizi, e ka cilësuar të tmerrshëm sulmin me plumba ndaj veturës së gazetarit Shkumbin Kajtazi.

Idrizi ka thënë se ky rast nuk duhet të kalojë në heshtje, ndërsa i ka ftuar organet e drejtësisë që ta ndriçojnë me urgjencë këtë rast.

Lexo Edhe:

“Kjo është me të vërtetë e papranueshme. E tmerrshme. Ky veprim, ky sulm duhet të denohet nga të gjithë. Nuk duhet të kaloj në heshtje asesi. Nuk mund dhe nuk guxon të cenohet fjala e lirë, në asnjë mënyrë, e lere më me kësi veprime të ulta e të frikshme.
I ftoj organet e drejtësisë që sa shpejtë dhe me urgjencë të ndriqojnë këtë veprim të tmerrshëm dhe të rrezikshëm në vendin tonë!”, ka shkruar Idrizi

Mbrëmjen e së shtunës, vetura e gazetarit Shkumbin Kajtazi është bërë cak i një sulmi me armë zjarri.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për Express se në vendngjarje janë gjetur gëzhoja plumbash.

Zahiti tha se prokurori ka iniciuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe se po punohet për zbardhjen e rastit. /Express/