Deputetja Musliu kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Bashës pas deklaratave për rastin Dehari - Gazeta Express
string(93) "deputetja-musliu-kerkon-shkarkimin-e-menjehershem-te-bashes-pas-deklaratave-per-rastin-dehari"

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 18:22

Deputetja Musliu kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Bashës pas deklaratave për rastin Dehari

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 18:22

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, i ka reaguar ashpër kryetarit të Kuvendit Dimal Basha, i cili ka deklaruar se rasti i Astrit Deharit është më i rëndë se ajo që kanë vuajtur shqiptarët nën regjimin e Sllobodan Millosheviqin.

Ajo ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Bashës nga kjo pozitë.

Musliu e quajti këtë deklaratë skandaloze, fyese dhe të papranueshme për çdo qytetar të Kosovës që ka përjetuar vuajtjet e luftës.

“Të krahasosh një rast tragjik individual me terrorin shtetëror, masakrat, dhunimet dhe dëbimet që Serbia e Millosheviqi ushtruan mbi mijëra shqiptarë, është një fyerje e rëndë ndaj kujtimit të viktimave”, shkroi Musliu, transmeton Klankosova.tv.

Ajo shtoi se një kryetar Kuvendi që bën deklarata të tilla ose nuk e kupton peshën e fjalës publike, ose e përdor qëllimisht për të ndezur emocione dhe për të mbuluar paaftësinë politike.

Ligjvënësja nga radhët e PDK-së, e cilësoi deklarimin e të parit të Kuvendit, si “vazhdimësi të punimit shkencor kundër UÇK-së”.

Postimi i plotë: