Deputetja Fitore Pacolli "ftohet" sot në RTK pas akuzave se familjarë të saj morën mijëra euro nga buxheti i shtetit - Gazeta Express
string(114) "deputetja-fitore-pacolli-ftohet-sot-ne-rtk-pas-akuzave-se-familjare-te-saj-moren-mijera-euro-nga-buxheti-i-shtetit"

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 14:23

Deputetja Fitore Pacolli “ftohet” sot në RTK pas akuzave se familjarë të saj morën mijëra euro nga buxheti i shtetit

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 14:23

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli do të paraqitet sot në Radio Televizionin e Kosovës.

Pas akuzave dhe reagimeve qytetare ndaj saj për “vjedhjen” e mijëra eurove nga buxheti i shtetit, LVV-ja ka njoftuar sot se Pacoli “është ftuar” në televizionin publik.

“Deputetja Fitore Pacolli është e ftuar sot në RTK, prej orës 17:00. Ju ftojmë ta ndiqni!”, thuhet në njoftimin e partisë.

Pacolli ditëve të fundit është përballur me reagimin e të paktën dy qytetarëve të cilët kanë protestuar ndaj saj duke e quajtur “hajne” kur e kanë takuar në rrugë, dhe jo pak të tjerëve të cilët kanë reaguar online, pasi familjarë të saj përfituan në forma të ndryshme mijëra euro nga buxheti i shtetit.

Së fundmi, bashkëshorti i Fitore Pacollit u raportua se ka përfituar 52 mijë euro nga Ministria e Kulturës. Siç ka shkruar gazetari Lirim Mehmetaj, paratë i ishin ndarë atij përmes një organizate joqeveritare.

Më herët, ishte konfirmuar edhe nga ministri në detyrë, Faton Peci se Ministria e Bujqësisë kishte ndarë nga 100 mijë euro në formën e subvencioneve edhe për vëllain dhe dajën e deputetes.